Custom 3

Faqja parë  Velekinca Natyra Gjilan Mergata Shqiptare Poezi Shqipë Gjuha Shqipe  Dardania Kosova ilirët Leka i Madhë Hundëzakët Deltar ilir Çamëria  Epiri Etrusket Arvanitët Pellazgët Pelasget Atlantis Atlantida Kafshët  Evolut Loja Shahut Contact

Qeni Deltari ilir
Vetëm disa dinin daltarin ilir, njerëzit e kanë çmuar,e kanë dashur, e kanë rritur dhe i janë mahnitur bukurisë së tij, edhe ujqit largoheshin nga rruga dhe i përulen fuqisë së tij.

Deltari ilir është racë autoktone e krijuar në Gadishullin ilirik (Ballkanik) para mijëra viteve. Rreth krijimit të kodit gjenetikë të kësaj race ekzistojnë dy teori:  
Teoria e parë  thotë se kanë prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, teori  
 e cila  nuk qëndron.
  

Teoria e dytë e cila thotë se kanë prejardhje nga doga e Indisë /Tibetit e cila ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Lekës (Aleksandri i Madh) në Gadishullin ilirik në trojet ilire ku është kryqëzuar me qentë vendas dhe janë krijuar Qentë Molos.  


Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen  të tillë autoktonë,  prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir.

Në 100 vitet e fundit si në aspektin morfologjik të emërtimit ashtu edhe në atë të karakterit (tipareve) është prezantuar në mënyrë të shtrembëruar para opinionit botëror.

i regjistruar ne FCI si qeni i Ilireve që nga viti 1930 me numrin rendor 41.

Me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së  atëhershme  vitin 1957 për qëllime të caktuara politike, që neve shqiptarëve të na mohojnë çdo gjë autoktone, është ndryshuar në (Jugosllovenski ovcarski  pas Sarplaninac). Deltari ilir në mënyrë absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe për nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe është me rëndësi të themi se Deltari ilir si racë nuk ka qenë asnjëherë i standardizuar.

 
Është e vërtetë se   nga ky lloj i qenve janë marrë ekzemplarë dhe janë dërguar nëpër Jugosllavinë e atëhershme dhe nga kinologët e ndryshëm si dhe nga ushtria jugosllave janë bërë eksperimente me ta duke i përzier me raca të tjera dhe e kanë krijuar racën të cilën e njohim dhe është e  pranuara në FCI si  (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit të cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk përputhen me parametrat e standardit të cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i  kanë marr ato parametra kinologët jugosllavë dhe janë ardhur deri te ai standard i tyre vetëm ata e dinë.    
Në Kosovë këtë racë e quajnë Deltar (Qen Dhene)kurse në Shqipëri e kemi një racë të ngjashme por për nga madhësia  janë më të vegjël diku nga 65cm-70cm reth 45 kg janë qime shkurtër dhe  quhen qen stanesh (t'banesh, por janë të pa standardizuar.  Në bjeshkët e larta të malit Sharr thuhet se është më shumë  se 2000 vjet, ashtu i vetëm ashtu trim dhe besnik. 

Numri me i madh i kësaj race gjendet në malin Sharr, por kjo race gjindet edhe nëpër shum vende të botës ku njihet si njëri ndër qent më besnik për ruajtjen e dhenve dhe detyrave tjera të dhëna. 

Në vitin 1970 janë importuar më shumë se 200 qen vetëm në Amerikën veriore, por kjo nuk është e vetmja,nëpër shum shtete ka vende të posacëm ku ruhet pastërtia e kësaj race.

Qeni Ilir është njëra nga racat e qenve barinj më të vjetër në botë.

 Me  shekuj pa prekje me raca tjera të qeneve, natyra e vrazhdë e ka bërë të fortë, të ashpër, luftëtar, mbrojtës i vërtet, nuk  ikën as prej turmave të ujqve as prej arushave. Ka vetëm një pronar, dhe ai nuk është vetëm pronar por ai e sheh edhe si bashkëluftëtar.

Ky qen është shumë i qete, njëkohësisht është shumë i ashpër por vetëm atëherë kur për atë është nevoja. Është shumë i fortë dhe është i gatshëm ti kundërvihet edhe kundërshtarit shumë më të fortë për ta mbrojtur pronarin dhe atë që i është dhënë për ta ruajtur, ai lufton deri në fund pa marr parasysh se i është rrezikuar edhe jeta.

Ky qen është rojtar me instinkt, nuk i nevojiten dresuar të ndryshme.
 
 Nga matjet e bëra në teren gjatë 20 viteve të fundit,dhe atë 335 qenve dhe të 191 bushtrave kemi ardhur deri te standardi i Deltarit ilir dhe raca tani e ka standardin e vërtetë.     
Raca e Deltarit  ilir në Kosovë është standardizuar nga Federata Kinologjike e Kosovës   (Federata Kinologjike e Kosovë nuk është ende e pranuar në FCI por pretendon që në të ardhmen të bëhet anëtare e saj.) dhe nga viti 1990 ka filluar regjistrimi në   librin amëz.  

Lufta e fundit në Kosovë ka qenë e pa mëshirshme edhe ndaj qenve edhe pse shumë qenë janë vrarë apo zhdukur  mirëpo edhe përkundër të gjitha këtyre pengesave janë të krijuara 7 linja gjenetike (të evidentuara), po ashtu është përgatitur  materiali dhe do ti dërgohet FCI-së në shqyrtim që të pranohet si racë e pastër.                      


DISA KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME 
Deltari ilir është plot fuqi, i madh, kundrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë.      
I fuqishëm me pamje impozante, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. 

Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv.      
TRUPI: 
Është pak më i gjatë se sa i lartë indeksi i formatit për qentë është 104-108 ndërsa te bushtrat 106-110.  
Lartësia te meshkujt     67-75 cm                te bushtrat       62-
70 cm
Pesha     te meshkujt     40-60 kg               te bushtrat        30-50 kg

Tek qentë mbi 50% të ekzemplarëve dominon lartësia 70cm ndërsa te bushtrat 66cm.  

KOKA:
Gjatësia e kokës te qentë është 27-
32 cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 
24-
29 cm mesatarisht 27cm. 
Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat. 

NGJYRA: 
Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë:Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë Hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e Verdhë me turi të zi 20%, ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%.
QIMJA: e gjatë      

Përveq Deltarit ilir në Kosovë e kemi edhe një racë tjetër të qenve e njohur në popull si RUDAT. Kjo racë e qenve ka shërbyer në Kosovë më tepër si qenë ruajtës të oborreve të shtëpive. Kanë një lartësi diku rreth 65cm, Ngjyra: dominon ngjyra e hirit dhe e verdhë por ka edhe me ngjyra të tjera. Qimja: e shkurtër etj.



Disa karakteristika interesante e daltarit ilir: 

Është shumë i vetëdijshëm dhe shumë  i lidhur për pronarin dhe kur nuk largohet nga ai, është i urtë por i rreptë kur duhet, edhe ditëve të sodit i ka mbajtur ato karakteristika te cilët janë virtyte e këtij qeni. 

Një virtyt i tij është që kur nuk leh pa arsye, i është shumë besnik pronarit të vet dhe nuk i beson askujt tjetër, edhe pse disa herë kur dikush vjen në miqësi e pranon mikun   por njëkohësisht  duke vështruar çdo hap të tij.

.

Qeni i Sharrit